Romë/ 13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në shkollë, donte ta transmetonte live

Publikuar me datë:

Një incident i rëndë ndodhi të premten në mëngjes në një shkollë në Romë, ku një nxënës 13-vjeçar sulmoi mësuesen e tij. Fillimisht, adoleshenti i sprucoi fytyrën me sprej dhe më pas e goditi me thikë, duke shkaktuar plagë.

Të dhënat paraprake tregojnë se i mituri kishte ndërmend të regjistronte momentin e sulmit përmes telefonit të tij dhe madje të hynte live në platformën Telegram. Megjithatë, njëri prej shokëve të klasës ndërhyri në kohë dhe arriti ta ndalonte atë.

Pajisja e nxënësit tashmë është sekuestruar nga policia, për t’u analizuar dhe për të përcaktuar saktësisht rrjedhën e ngjarjeve, si dhe nëse pamjet u ruajtën apo u transmetuan gjatë sulmit.

Pas ngjarjes, nxënësi u shoqërua bashkë me prindërit në komisariat, ku autoritetet po thellojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Menjëherë pas rastit, Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka kontaktuar drejtoreshën e shkollës, Wanda Giacomini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Itali/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Një grua shqiptare 42-vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Itali, pasi u godit nga një kamion i mbledhjes së mbeturinave ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. E ndjera, Lavdije Isteri, ishte nënë e tre fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në Passarella di San Donà di Piave me bashkëshortin dhe […]

Tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës, thyejnë xhamat

Pas përfundimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës, disa...