Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij në parlament hodhi akuza në drejtim të mazhorancës.
Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet që të zbatohen pa asnjë diskutim.
Bardhi thekson se vendimet e GJK-së janë një letër higjienike për qeverinë kur ata nuk shkojnë sipas optikës së tyre dhe janë letra me vlerë, kur iu shkon për shtat qeveritarëve.
Gazment Bardhi: Kuvendi të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Kuvendi është duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe vendimeve të GJK-së. Qeveria ka refuzuar të përmbushë detyrimin që i ka caktuar Këshilli i Legjislacionit. Ke refuzuar ti, të ushtrosh përgjegjësinë, siç është caktuar.
Ka pasur heshtje nga qeveria, sepse për ju vendimet e GJK-së janë letër higjienike kur nuk ju intereson dhe janë letra me shumë vlerë, kur iu intereson. Po cenoni pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Mazhoranca ka sjellë në Kuvend sot në 17 shtator projektligjin për pagat e magjistratëve, që nuk është i njëjtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

