“Magjistratët”/ “Shqipëria, vendi i vetëm ku gjyqtarët prej 2 muajsh s’paguhen!”, Tabaku: Tërhiqeni ligjin, është shkelur procedura parlamentare

Publikuar me datë:

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për pagat e magjistrave, ndërsa shtoi se është shkelur procedura parlamentare.

Ajo tha se kushtetuta me këtë rast është shkelur.

“Ligji për statusin e prokurorëve dhe magjistrave vjen këtu për herë të disatën në Kuvend. Kisha një kërkesë, një nga kërkesat e GJK kishte në momentin që ky ligj u kundërshtua, ishin një proces konsultimi. Ndaj në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ne kërkuam një dëgjesë me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë. Të majtë dhe të djathtë e morëm me seriozitet. Ndërkohë Ligjet i mbyllën diskutimet, duke miratuar një vendim pa marrë kërkesën tonë. Shqipëria është vendi i vetëm ku ka ngelur 2 muaj pa paguar Kushtetuesen apo dy muaj pa paga gjyqtarët. Vendi i vetëm ku kryeministri dhe ministra sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë. Është vendi i vetëm që sistemin gjyqësor e përdor sa herë i duhet për politikën e ditës dhe nga ana tjetër i shkel me këmbë. Procesi parlamentar për miratimin e këtij ligji është shkelur. Rregullorja po ashtu. Nuk negociohet mbi kushtetutën dhe të drejtat e tyre.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bryan Gruda merr ftesën e Gjermanisë, mbyllen shanset për Shqipërinë

Futbollisti me origjinë shkodrane, Bryan Gruda, është përfshirë në...

“Neglizhencë skandaloze”, deputetja Koçeku: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për Kosovën, por kujtohen kur…

Deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit Marjana Koçeku, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se ka pasur nga Shqipëria deri tani një neglizhencë skandaloze për çështjen e Kosovës. Duke folur për deklaratën pro UÇK-së që pritet të ketë në Kuvend, Koçeku u shpreh se kjo deklaratë bëhet tepër vonë dhe se […]

Tensionet para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të policisë. Një i shoqëruar

Vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme. Një grup protestuesit kanë...