‘Nëse Veliaj lirohet, loja politike do të përfundojë keq’, Gjokutaj: E stisur nga Rama, është tragjikomedi

Publikuar me datë:

Teksa në Gjykatën e Lartë mbahet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, avokati Genc Gjokutaj shprehet se rasti i Veliajt nuk meriton një vëmendje të tillë pozitive, duke argumentuar se institucionet e drejtësisë e kanë ndihmuar atë në dëm të interesit publik.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Gjokutaj tha se SPAK-u ka shmangur akuzën kryesore për Veliajn, atë të "inceneratorit të Tiranës", i cili në të vërtetë nuk ekziston, ndërkohë që trajtimi i mbetjeve vazhdon me diferenca marramendëse financiare, ku nga 12 euro kostoja ka shkuar në 29 euro për ton.

Kjo, sipas tij, tregon qartë se paratë po humbasin pa lënë gjurmë. Gjokutaj theksoi se mbajtja apo lirimi i Veliajt nga paraburgimi nuk bazohet më në kritere juridike, por është kthyer në një lojë të rrezikshme politike të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se Gjykata e Lartë është tashmë përballë një prove të vërtetë integriteti, ndërsa e cilësoi gjithë këtë situatë si një tragjikomedi që tregon një degradim të thellë të shtetit, duke përmendur gjithashtu tenderat absurdë për mirëmbajtjen e gjeneratorëve lundrues që nuk kanë punuar asnjë orë, një veprim që ai e cilësoi si "dasmë për të vdekurin".

Në fakt rasti Veliaj është një rast që nuk e meriton një diskutim të tillë, për vetë arsyen, për vetë shkakun se ai akuzohet për disa episode dhe në fakt SPAK-u e ka ndihmuar shumë sepse Veliajt nuk i është vënë kryeakuza e tij si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dhe trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës me çmimin e inceneratorit. Ndërkohë që ato lënë filloreshin. Se ku ka vajtur pjesa tjetër e lekëve, sepse është një diferencë midis 29 dhe 12 eurosh për ton. Dhe ]në këtë kuptim, kjo çështje është shumë e rëndësishme.

Ajo që unë dua të them është kjo që, nëse edhe e mbajnë sot, edhe e lirojnë, nuk do të ketë të bëjë me kritere juridike. Do të jetë thjesht dhe pastërtisht një lojë politike, por që unë mendoj që, në rastin e lirimit të zotit Veliaj, loja politike do të përfundojë keq. Si për Erion Veliajn, po ashtu edhe për këta që duan të luajnë, e kupton, jashtë kohës së rregullt të lojës. Ai juridikisht nuk meriton të lirohet sepse ai nuk është i përballë me drejtësinë. Shikoni, ai ka shtyrë fiktivisht të gjitha seancat për të krijuar idenë e një paraburgimi të zgjatur, mirëpo gjyqtarët pezullojnë afatet e paraburgimit në një gjë e tillë është bërë. Dhe po t’i referohemi vendimit të ri unifikues të Gjykatës së Lartë, nuk ka asnjë ndryshim nga Kodi i Procedurës Penale, veçse Kodi i Procedurës Penale e thotë dhe nënkupton, pra thotë kur asnjë masë tjetër nuk është e përshtatshme, vendoset arresti në burg.

Dhe këta thonë që, shikoni se ku janë dhe kriteret, rreziku i ikjes duhet të dokumentohet, por këtë nuk e përjashton Kodi i vjetër. Pra, kjo ishte një lojë e vendimit unifikues, i cili nuk ndryshon. Pra, Kodi jonë i Procedurës Penale i parashikon të gjitha ato parametra që vendimi unifikues i ka caktuar, por që sigurisht një dispozitë penale e rreshtuar në Kod është më e specifikuar, është më e përmbledhur sesa arsyetimi që një gjykatë bën në një vendim që është shumë voluminoz edhe interpretativ. Kështu që unë mendoj që kjo Gjykatë e Lartë do të tregojë integritetin e saj dhe në fakt do të kem frikë edhe për vete Flavio, të themi të copë muhabetin.

Sepse deri më tash kjo Gjykatë e Lartë e ka mbajtur në burg me këto prova edhe me këto bindje që shkruaj nëpër vendime unifikuese. Unë nuk e di se çfarë ka ndryshuar tashmë që kjo Gjykatë e Lartë, që ka dhënë disa vendime për Erion Veliajn dhe e ka mbajtur në burg, sot të thotë që shiko se ky, ky nuk është më ai i pari, ose ka hequr dorë e të tjerë e të tjerë. Kjo ishte një lojë e Edi Ramës, e cila është, kjo është nga lojërat më të rrezikshme të Edi Ramës, e kupton, për të krijuar idenë se Tirana është pa kryetar dhe të marrim një nga burgu edhe të na drejtojë Tiranën. Kjo është e tmerrshme.

Ky është si model i Kajo, dheRoni Yeffet, po kjo është në drejtim të Bashkisë së Tiranës, por pse jo, është një etalon edhe për figura më të larta, kryeministrin nesër apo presidentin, që ndoshta këta mblidhen prapë të bëjnë një vendim unifikues, që pa, që pa, për burg nuk mundet të drejtojë një shtet, ëh. Mund ta fusin edhe në kurrikul këtë punën e burgut, apo si një vlerë të shtuar të një kandidati i cili mund të prevalojë ndaj të tjerëve që s’kanë bërë burg. Është shumë tragjike, po edhe komike, se ato shkojnë bashkë, tragjikomedia.

Kur konstaton që Erion Veliaj kujtohet mbas një viti e gjysmë që qenka kryetar bashkie, dhe një ditë të bukur i teket të firmosë shkarkime, paga, e kupton, nga lindi kjo, kjo dëshirë, nga lindi ky vullnet i tij i brendshëm,  sepse dhe ambienti ku i ka bërë të ftohta, nuk është se të jep ndonjë frymëzim, sepse burgu i Durrësit nuk është të buzë detit, a e kupton? Edhe nuk besoj se është dhe kaq romantik. Historia është që ai u kujtua që të vijë në krye të Tiranës e të drejtojë Tiranën e mbarë e të mirë. Unë mendoj që nga pikëpamja e opozitës,  unë mendoj që është e leverdisshme lirimi i Erion Velisë, sepse ajo do të agravojë në, në limite të paparashikuara pastaj revoltën popullore, dhe i bie pastaj që protesta të bëhet edhe në një objekt më shumë. Dy apo madje.

I gjithë bulevardi duhet të lidhet me zinxhir. Falë politikës inteligjente dhe lojës, e kupton ti, me shkelma që bën Edi Rama që nuk njeh asnjë standart juridik, nuk njeh asnjë diell politik, por di vetëm të lëshojë Roni e Yefetet, të shpërthejë dyer burgjesh, nuk e di a e morët vesh, të bëjë tendera për ata gjeneratorët lundrues. Tender për mirëmbajtjen, llogariti ata s’kanë punuar një orë. Dje është bërë tenderi për mirëmbajtjen. Baraz, dasmë për të vdekurin. Hajde se do ta martojmë. Ka një shprehje shumë të bukur, thonë që kur kllounin e fut në pallatin mbretëror, ai nuk bëhet mbret, por pallati mbretëror kthehet në cirk. Kështu ka ndodhur me Shqipërinë, me kryeministrinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arratisje si në filma/ Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Nga Julio Collado, EL CASO Forcat speciale spanjolle ‘Mossos d'Esquadra’...

Ngërçi me pagat, Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente

Administrata e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës...

Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për kreun...

Gara për “Këpucën e Artë”, Seferi sfidon Manajn, realizon “dopjetë” në Turqi

Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer, me...