Një moment i papritur tërhoqi vëmendjen gjatë përgatitjes për fotografinë familjare në samitin e BRICS, i zhvilluar fundjavën e kaluar në Nju Delhi. Organizatorët fillimisht kishin vendosur presidentin rus Vladimir Putin pranë presidentit iranian, por Putin dukej se kërkonte një pozicion tjetër. Në fund, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, zuri vendin pranë homologut iranian, duke i krijuar mundësinë Putinit të qëndronte pranë kryeministrit indian Narendra Modi.
Pak para shkrepjes së fotografisë, Modi kapi dorën e Putinit për ta afruar pranë tij. Presidenti rus u duk i befasuar nga lëvizja, humbi ekuilibrin dhe u pengua për një moment, por arriti të mos rrëzohej. Momenti u filmua dhe u publikua në platformën X, duke tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Chaos at BRICS: participants struggled to line up for the group photo
Putin was clearly trying to make his way toward the center of the frame and looked noticeably uneasy at the prospect of ending up next to the Iranian president. He did not even spare his close ally a glance.… https://t.co/siqsPsd0fo pic.twitter.com/WpJrEVg7cE
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2026
Chaos at BRICS: participants struggled to line up for the group photo
Putin was clearly trying to make his way toward the center of the frame and looked noticeably uneasy at the prospect of ending up next to the Iranian president. He did not even spare his close ally a glance.… https://t.co/siqsPsd0fo pic.twitter.com/WpJrEVg7cE
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2026
Samiti mblodhi në të njëjtën tryezë liderë të fuqishëm, mes tyre Narendra Modi, Xi Jinping, Vladimir Putin, presidentin iranian Masud Pezeshkian dhe presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa. Megjithatë, vendet e BRICS nuk janë aleatë natyrorë dhe mes disa prej tyre kanë ekzistuar prej vitesh mosmarrëveshje kufitare, politike dhe ushtarake.
India dhe Kina u përfshinë në një konflikt të përgjakshëm kufitar në vitin 2020, ndërsa tensione të tjera kanë përfshirë edhe Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Për Indinë, fakti që këta liderë u ulën në të njëjtën sallë ishte një demonstrim i rëndësishëm i rolit të saj diplomatik.
Për Kinën, Rusinë dhe Iranin, BRICS shihet si një instrument për të kufizuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore. India, megjithatë, është treguar e kujdesshme për ta paraqitur grupimin si një bllok kundër Perëndimit. Modi theksoi se BRICS “nuk është kundër askujt”, duke nënvizuar politikën e Nju Delhit për ruajtjen e marrëdhënieve me vende që kanë interesa të kundërta.

