Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama bën trafik armësh.
Në një dalje për mediat Berisha përgëzoi për kurajon me denoncimet Ahemtajn, ndërsa deklaroi se ky i fundit ka marrë kërcënime serioze.
“Ai ishte një denoncim i një rëndësie të jashtëzakonshme ku provohet se një shtet anëtar i NATO-s në kundërshtim me ligjet evropiane, merret me punë të pista armësh. Nëse ka binjakë të pandarë, janë armët dhe droga. Mendoj se denoncimi i Ahemtajt, që e përgëzoj për këtë denoncimin të çmuar, plotëson kuadrin e vërtetë të kësaj qeverie, ndërsa vërteton dhe kërcënimet ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve së tij. Pas këtij denoncimi kanë vërshuar kërcënimet drejt familjes së tij. Opozita do të bëjë përpjekjet e veta. Ronni Yeffet, është varianti i Agasit, përbën një element tjetër në zinxhirin e akteve mafioze të Ramës. Sot janë dorëzuar firmat për krijimin e komisionit parlamentar mbi veprimtarinë antikushtetuese të Ramës dhe kompanisë së tij Kayo, me Ronin, Veliun dhe si quhet ajo zonja e autoblindat, famozia, Puca. Ajo prodhon autoblinda, ndrikulla Puca!”, tha

