“Hapni rrugën”/ Policia pengon marshimin e qytetarëve, Bardhi: Po provokoni protestën

Publikuar me datë:

Janë regjistruar tensione në protestën e zhvilluar këtë pasdite në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e thirrur nga Partia Demokratike.

Teksa protestuesit ishin duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme, dhjetëra efektivë policie kanë bllokuar rrugën e tyre duke i shpërndarë me ujë dhe gaz lotsjellës.

“Hapni rrugën”, dëgjohen të thonë qytetarët, të cilët janë përplasur me efektivët.

Sakaq deputeti Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, është shprehur se policia nuk ka të drejtë të bllokojë një protestë paqësore, ndërsa ka akuzuar se efektivët po provokojnë tubimin..

“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, u shpreh Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...

Pse Trump po shmang përplasjen me Putin?

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika për...

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...