Pogradec/ Çelësat brenda në makinë, një person vjedh automjetin

Publikuar me datë:

Një automjet është raportuar i vjedhur në qytetin e Pogradecit.

Sipas gazetares Lorena Kodra, incidenti ka ndodhur së fundmi në lagjen nr. 1 të qytetit, ku një shtetas ka hasur një mjet të parkuar dhe e ka marrë pa lejen e pronarit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se makina kishte çelësat brenda në momentin e vjedhjes, ndërsa pronari ndodhej afër vendit të ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, efektivët e komisariatit të policisë në Pogradec kanë ndërhyrë dhe kanë prangosur brenda pak minutash autorin, i identifikuar si Aurel Hamolli.

Hamolli është shoqëruar në ambientet e policisë, ku i është komunikuar masa e arrestit. Hetimet për të gjitha detajet mbi ngjarjen vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanja përjetoi verën më të nxehtë në historinë e matjeve të temperaturës

Spanja ka përjetuar verën më të nxehtë që nga...

Zjarr në Topojë të Fierit, digjen pemë dhe shkurre

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë toke në...