Detaje/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, më pas e hodhën në lumë, vritet brutalisht shqiptari në Itali

Publikuar me datë:

Viktima e një vrasjeje të rëndë të ndodhur në San Giorgio delle Pertiche, Itali, është identifikuar si një 35-vjeçar shqiptar, Ferdinant Hoti. Ai banonte në Mirano, ndërsa trupi i tij u zbulua brenda një automjeti Fiat Bravo të fundosur në lumin Tergola.

Hetuesit arritën të konfirmojnë identitetin e viktimës përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe provave të tjera të mbledhura në vendngjarje. Autopsia tregon se 35-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, në kohën kur kishte duart e lidhura. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Hoti kishte humbur jetën para se të hidhej në lumë, pasi në mushkëri nuk u konstatuan shenja uji.

Karabinierët po hetojnë për të rindërtuar lëvizjet e Ferdinant Hotit mbrëmjen e 7 shtatorit. Ata po kontrollojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, për të identifikuar personat me të cilët ai është takuar përpara vrasjes.

Paralelisht, përmes numrit të shasisë së Fiat Bravo-s, është zbuluar se pronari i makinës është një banor i provincës së Venecias. Ky i fundit nuk e kishte deklaruar vjedhjen e automjetit tek autoritetet.

Hetuesit po marrin në pyetje pronarin e mjetit me qëllim sqarimin e rolit të tij në këtë ngjarje.

Fakti që trupi u gjet brenda një thesi të zi, i mbuluar me goma makinash, si dhe fundosja e automjetit në lumë, shtojnë dyshimet se vrasja është kryer me planifikim të kujdesshëm dhe është bërë përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Topojë të Fierit, digjen pemë dhe shkurre

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë toke në...

Pogradec/ Çelësat brenda në makinë, një person vjedh automjetin

Një automjet është raportuar i vjedhur në qytetin e...