Diaspora në këmbë! Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano dalin në protestë: Shqipëria nuk shitet

Publikuar me datë:

Milano – Shqiptarët në Milano kanë zhvilluar protestën e 16-të me radhë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit u mblodhën në Piazza Mercanti, me flamujt kuqezi dhe pankarta, duke përsëritur thirrjen “Shqipëria nuk është në shitje”.

Protestat janë pjesë e lëvizjes së nisur më 23 maj në vendin tonë, e cila fillimisht u përqendrua te kundërshtimi i ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur.

Aktivistët në Milano shprehen se kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe përfshijnë edhe ndryshime politike, zgjedhje të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ata kritikojnë gjithashtu marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Organizatorët thonë se protestat do të vijojnë edhe në qytete të tjera të Italisë, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e një marshimi nga Konsullata shqiptare drejt Piazza del Duomos.

  • Milano
  • protesta
  • shqiptaret

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sherr për një vajzë! 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi...

Ende tym në Frakull! Futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

Situata në vatrën e zjarrit në Frakullë paraqitet aktualisht...

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit

Për ditën e Diel vendi ynë do të vijojë...