Situata me zjarret në vend! 39 vatra zjarri të raportuara në 24 orë, 11 ende aktive. Në Himarë shmanget rreziku për zonat e banuara, 36 qytetarë të evakuuar

Publikuar me datë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.
Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 forca të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe 1 avion Air Tractor.

Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë.

Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u evakuuan 36 persona, ndërsa 6 banesa u prekën nga zjarri, 3 prej tyre të banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Meksikë, deputeti 42-vjeçar gjendet i vdekur në makinën e tij

Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur...

EMRI/ I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për armëmbajtje...

Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz...