Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku

Publikuar me datë:

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Marku ka përfunduar sot në pranga.

Pamjet nga konflikti u vbënë virale në rrjet, ndërsa duket se zanafilla ka qenë një video e publikuar nga Eduarti, i cili e ka sharë këngëtarin nga familja, duke u shprehur se nuk do ta lejojë pa marrë hakun e shokut të tij, Gjestit. Madje, Eduart Kuçi ka kërcënuar Markun se, nëse do të shkelte në Kosovë, atëherë do të përballej me hakmarrjen e tij.

Pak kohë më vonë, pas këtij kërcënimi të bërë live, të dy këta personazhe janë hasur rastësisht në rrugë, duke u ballafaquar për deklaratat e bëra nga Kuçi.

Në pamje shihet se situata kalon në përplasje fizike, ku Eduart Kuçi goditet disa herë nga Jozefin Marku, i cili i kërkon llogari për ofendimet dhe kërcënimet e bëra në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related