Himarë/ Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari

Publikuar me datë:

 Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari është shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në Bunec. Sipas Policisë, ai është konfliktuar me shtetasin M. D. dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Ngjarja u konstatua pas marrjes së njoftimit nga Policia, e cila organizoi operacionin e koduar “Bunec”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestruan pistoleta dhe krehri me fishekë, si prova materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës. 53-vjeçari dyshohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Finalizohet operacioni i koduar “Bunec”.
 
Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.  

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”.   

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike".

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related