“Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte”/ Ditmir Bushati: Serbia nuk pranon përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90

Publikuar me datë:

Ish- ministri Ditmir Bushati, është shprehur se vdekja e Ratko Mlladiç dhe mënyra se si ajo po trajtohet nga Beogradi, tregon se Serbia nuk pranon të njohë pasojat e luftës së ndodhur në Kosovë në vitet 1990.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se me ndarjen nga jeta të Mlladiç, nuk ka mbaruar ideologjia që e trajtonte si hero dhe jo ashtu siç ishte në të vërtetë, një kriminel lufte.

Ceremonia shtetërore për sjelljen e trupit të vdekur të Ratko Mlladiçit në Serbi, tregon se vdekja e tij nuk po trajtohet si ikja nga jeta e një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre. Në vend që të pranojë përgjegjësitë, Serbia flet për ‘padrejtësi historike ndaj serbëve’.
Është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm e as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësië për luftërat e viteve ’90. Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi. Prandaj, demokratizimi dhe europianizimi i Serbisë dhe rajonit kërkon një shkëputje rrënjësore nga ideologjia që justifikon krimet e luftës dhe gjenocidit.
Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë. Prandaj, pyetja nuk është më se deri ku mund të shkojë mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i kriminelëve. Pyetja është: Ku është fundi? Dhe një pyetje po aq e rëndësishme duhet t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”
, shkruan Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përfshin pyjet pranë Mukjes, flakët përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël. Pas sinjalizimit për flakët, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Situata paraqitet e vështirë, pasi flakët po favorizohen nga era, duke përshpejtuar përhapjen […]

Situatë alarmante në Ulëz, zjarri shkon pranë banesave të fshatit Lundre

Situata në fshatin Lundre të Ulzës vijon të mbetet...