Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër
Është bërë i ditur identiteti i të miturit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës.
Viktima është 16-vjeçari Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, i riu nuk mundi t’u mbijetojë dëmtimeve.
Emiglino ishte një nga katër fëmijët e familjes Nikolla dhe la pas dy vëllezër dhe një motër. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe personat që e njihnin.

