Zjarri që ka përfshirë zonën e Vajkalit në Bulqizë vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në drejtim të zonës së Fushë Hutrit.
Prej tri ditësh, për shuarjen dhe vënien nën kontroll të flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri.
Një helikopter i Forcës Ajrore po operon mbi zonën e prekur nga zjarri, ndërsa flakët ende nuk janë izoluar plotësisht.
Në terren janë angazhuar rreth 30 forca operacionale bashkiake, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të kufizuar rrezikun për zonat përreth.

