Boks/ Nelson Hysa i pathyeshëm, hedh në tapet norvegjezin Narmo pas vetëm dy raundeve

Publikuar me datë:

Nelson Hysa siguroi të shtunën fitoren numër 25 në karrierë, 23 nga të cilat me knockout (K.O). Boksieri shkodran i peshave të rënda ka mbrojtur titullin WBO ndërsa hodhi në tapet me knock out pas dy raundeve rivalin nga Norvegjia, Thomas Narmo, me këtë të fundit që ‘shijon’ humbjen e parë në karrierë

Hysa u fut në ring me dëshirën për të bërë mirë, kontrolloi raundin e parë dhe nuk i la rivalit asnjë mundësi për goditje. 36 sekonda pasi kambana e nisjes së raundit të dytë ra, Nelson Hysa lëshoi një grusht të fortë duke e hedhurThomas Narmon në tapet. Norvegjezi u përmend, por nuk ishte më i gatshëm për të vijuar duelin dhe fitorja i buzëqeshi Hysës, i cili nuk ka asnjë humbje apo barazim në karrierë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jep dorëheqjen ministrja nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili,...

Jazz-i pushton Shkodrën, mbyllet me sukses edicioni i 17-të i festivalit

Mbrëmja e sotme shënoi përfundimin e edicionit të XVII-të...