Edona Bilali: Velipoja nuk është veç një plazh, është pak edhe shpi

Publikuar me datë:

“Fundjava e fundit e plazhit” – kështu e ka nisur një postim të saj në rrjetet sociale zv.ministrja Edona Bilali, teksa ka ndarë momente nga Velipoja me djalin e saj, Eden.

Në një status me nota nostalgjie, Bilali shkruan se fundi i verës nuk trishton vetëm për shkak të mbylljes së sezonit, por mbi të gjitha për faktin se “një tjetër verë po kthehet në kujtim”.

Ajo sjell në vëmendje fëmijërinë dhe kujtimet që krijohen gjatë pushimeve, duke përshkruar djalin e saj teksa vrapon buzë detit, luan në rërë dhe shijon ditët e fundit të verës.

“Vetëm fëmijët kanë ndryshuar”, shkruan Bilali, duke e lidhur Velipojën e sotme me kujtimet e saj të fëmijërisë.

Sipas saj, fëmijët nuk marrin me vete vetëm lodrat kur vera mbaron, por edhe kujtimet që do t’i shoqërojnë më vonë në jetë.

“Një ditë, shumë vite më vonë, ndoshta do të jenë ata ashtu sikur ne, që do të thonë me të njëjtën buzëqeshje në fytyrë: ‘Kur ishim të vegjël, shkonim në Velipojë…’”, shkruan zv.ministrja.

Bilali e përshkruan Velipojën jo thjesht si një destinacion turistik, por si një vend të lidhur me kujtime dhe traditë familjare.

“Për ne Velipoja nuk është veç një plazh, është pak edhe shpi. Është përkufizimi i verës, energjia e mirë, rruga për në det, pushimet e gjata, kalatë në breg, darkat nën yje, lojnat pa hesap e ajo ndjesia se vera nuk duhet me mbaru kurrë”, shprehet ajo.

Në fund të postimit, Bilali përcjell një mesazh për t’i shijuar edhe pak ditët e mbetura të verës:

“Le t’i lëmë edhe pak me vrapu. Edhe pak me u lagë. Edhe pak me u ba pis me ranë. Edhe pak me qenë fmi.”

Postimi i plotë:
Fundjava e fundit e plazhit. 🌊☀️

Ndoshta nuk është fundi i verës që na trishton por mendimi se një tjetër verë po kthehet në kujtim.

Velipoja tashmë në sytë e Eden, i njëjti diell që dikur na piqte ne vetë, i njëjti det që na dukej i pafund, e njëjta ranë që ju turrshim pas çdo dalje nga uji.

Vetëm fëmijët kanë ndryshuar.

Sot e shoh duke vrapu buzë detit, me flokët e lagun, faqet e kuqura nga dielli e atë gëzimin e dlirtë që vetëm fëmijëria ta jep. Pa e kuptu, po mbledh thesaret e tij të verës: një të qeshun, një lojë, një perëndim, një kovë me ranë, një “edhe pak, mor babë!”, një ditë të gjatë që s’duhej të kishte fund.

Eden po paketon jo vetëm lodrat e verës, po merr kujtimet. Të parat tek çanta e Spideyt, të dytat tek çanta e padukshme. Ato kujtime dalin nga çanta kur të veshin për herë të parë uniformën, kur të hapin librat e rinj, kur të ulet në bankën e shkollës dhe nisin një vit tjetër.

Dhe një ditë, shumë vite më vonë, ndoshta do të jenë ata ashtu sikur ne, që do të thonë me të njejtën buzëqeshje në fytyrë: “Kur ishim të vegjël, shkonim në Velipojë…”

Për ne Velipoja nuk është veç një plazh, është pak edhe shpi. Është përkufizimi i verës, energjia e mirë, rruga për në det, pushimet e gjata, kalatë në breg, darkat nën yje, lojnat pa hesap e ajo ndjesia se vera nuk duhet me mbaru kurrë.

Por mbaron, ndaj në këtë fundjavë të fundit, ndërsa Eden vrapon edhe një herë drejt detit, më mbetet veç me e pa, me e ba një lutje, me falenderu me mirënjohje.

Le t’i lëmë edhe pak me vrapu.

Edhe pak me u lagë.

Edhe pak me u ba pis me ranë.

Edhe pak me qenë fmi.

#Velipojë #KujtimeVere #Fëmijëria #VerëShkodrane #KujtimeQëMbeten

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbrojtja/ 5 vatra aktive zjarresh në vend

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...

Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra […]

Vlore/ Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli

Të shtunën pasdite, një vatër e re zjarri është...