Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

Publikuar me datë:

Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania, babai, nëna dhe vëllai, janë shoqëruar nga policia pasi tentuan të fusnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për Gratë në Pojskë të Pogradecit.

Ngjarja është zbuluar një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila ndodhet në burg duke vuajtur dënimin për veprën penale të mashtrimit.

Gjatë kontrollit të sendeve dhe çantave me rroba që familjarët kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e institucionit kanë konstatuar se brenda tyre ishin fshehur një thikë dhe një telefon celular, sende që ndalohet të futen në ambientet e burgut.

Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë përpara ngjarjes dhe kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të takuar të afërmen e tyre.

Pas zbulimit të sendeve të ndaluara, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e rastit dhe veçanërisht arsyen se përse ishte futur thika në rrobat e të dënuarës.

Sipas të dhënave paraprake, e dënuara nuk ka pasur konflikte me gratë e tjera që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në qelinë e të dënuarës, por nuk është gjetur asnjë send tjetër i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga […]