Situata e zjarreve/ 26 vatra deri në 21:00! Situata e vështirë mbetet në Gojan të Pukës, Dukat të Vlorës e Shtanë të Mirditës

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. 

Në Gojan–Gjegjan, Pukë, vijon puna intensive për shuarjen dhe izolimin e vatrave në një terren të vështirë. Falë ndërhyrjes janë shpëtuar 2 banesa të banuara, ndërsa janë marrë masa edhe për evakuimin e disa banorëve.

Janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së. Forcat dhe mjetet janë pozicionuar në pikat me rrezik për ndërhyrje të menjëhershme. 

Në Shtanë, Mirditë,  janë evakuuar banorët e rrezikuar. Vijon angazhimi për mbrojtjen e zonës së banuar me 40 forca bashkiake, të mbështetura nga 30 efektivë të FA-së, 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.  ndërsa në zonë është dislokuar edhe një ambulancë.

Në Dukat, Vlorë, pavarësisht shtrirjes së vatrës në drejtim të malit, nuk rrezikohen banesa. Në terren operojnë 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 100 efektivë të FA-së, ndërsa nga ajri operacioni është mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura me 30 efektivë të FA-së, 13 efektivë MZSH, 9 forca të AZM-së dhe 1 helikopter të FA-së. Një pjesë e vatrave janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi, Klos, janë angazhuar 5 efektivë zjarrfikës, 10 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, ndërhyrjet e deritanishme kanë sjellë përmirësim në disa zona: Farka është nën kontroll, ndërsa Mal Miloti, Lufaj, Kalivaç dhe mali i Çikës mbahen nën mbikëqyrje. Në Mal Milot zjarri është shuar pas ndërhyrjes së strukturave vendore dhe FA-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Delhi/ Shembet rezidenca për studentë, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian,...

Incidenti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar publikisht mbi konfliktin me...

4 vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Flakët po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha,...

Nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey

Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u...