Zjarret në Pukë vijojnë aktive, më problematike vatra në Gojan të Vogël

Publikuar me datë:

Në zonën Gojan–Gjegjan, Bashkia Pukë vatra vijon të jetë aktive, por me intensitet më të ulët.

Në Gojan të Madh, situata paraqitet aktualisht më qetë. Gjatë natës ka vijuar ndërhyrja në zonat e arritshme nga mjetet zjarrfikëse sidomos në zonat e avancimit të flakëve.

Në pjesën e sipërme të Gojanit, në zonën e Meshurdhit, vatra është izoluar plotësisht.

Vatra në Gojan te vogel paraqitet aktualisht më problematike për shkak të afersisë me zonën e banuar. Mungesa e aksesit rrugor dhe terreni i vështirë kufizojnë ndërhyrjen me mjete.

Në këtë vatër operohet me ndërhyrje nga ajri me 2 helikopter.

Në zonën mbi Gjegjan, vatra gjithashtu po përparon. Aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Vijon puna me forcat operacionale tokësore dhe situata monitorohet nga afer në vazhdimësi. Efektivët e MZSH me mjetet zjarrfikëse janë përqëndruar pranë zonave të banuara

Të dislokuar në zonë janë 40 efektiv FA si dhe mjete zjarrfikese me efekivet perkates nga RKV, MZSH Fushe Arrez, MZSH Shkodër, Kamëz, Has, Kukës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me AKMC-në dhe strukturat vendore e qendrore, vijon ndjekjen e situatës dhe koordinimin e operacionit në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tiranë/ Të shtëna me armë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë. Dyshohet për...

Ukrainë/ Skandali i korrupsionit, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Ruslan Kravchenko, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, ka dhënë...