Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 80-të, teksa qytetarët vazhdojnë të grumbullohen përpara Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshim të qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku, e njohur për publikun si “Neomalësorja”, është rikthyer në mesin e protestuesve. Ajo është parë sërish pranë qytetarëve në shesh, duke deklaruar publikisht mbështetjen për protestën dhe kërkesat e saj.
Protestuesit, gjatë tetëdhjetë ditëve të tubimit të tyre, kanë theksuar vazhdimisht kërkesa si ndryshimi i sistemit politik, largimi i qeverisë aktuale dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

