“Na morën dritën e syve”/ Familjarët rrëfejnë aksidenti tragjik në Durrës: Duam drejtësi!

Publikuar me datë:

Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj ka rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit.

Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij. Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai i një nga viktimave, Ermal Muçaj.

Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij të ngushtë Klesin që gjithashtu humbi jetën. Bashkë me ta ishte dhe djali i hallës së Eneas, Arbioni, 8 vjeç, që sot iu nënshtrua një tjetër operacioni te spitali i Traumës.

Enea kishte shumë ëndrra. Ishte shumë entuziast pasi këtë të premte do të shkonte me klasën në Vlorë, por…

Veç pasionit për futbollin, ai projektonte të ardhmen e tij pranë të atit, për t’u bërë krah i fortë i familjes.

“E shihja e buzëqeshte e i thosha ‘He merr bab do ti ngjash babit?’. ‘Po’ më thoshte. ‘Do bëj profesionalen, do vij me ty të ndihmoj’ thoshte. Mekanik… Ishte shumë i pasionuar..”, u shpreh i ati.

Por kjo ëndërr u këput në mes nga një aksident që sipas familjarëve ishte i paralajmëruar, po jo i parandaluar. Babai denoncon neglizhencën e institucioneve, ndërsa denoncimet e vazhdueshme të tyre për autorin e dyshuar ranë në vesh të shurdhër.

“Nuk ia kam pasur borxh njeriut edhe nuk e di. Nuk e di se si… do ishte parandaluar me 100 firma. Kishim muaj, muaj e muaj që merrnim tabulatet, telefonatat nga gjithë banorët e lagjes. Edhe policia vinte, qeshte… një gjë qesharake”, tha ai.

Akuza e prindit rëndon mbi policinë dhe mungesën e sigurisë rrugore, ku rreziku, sipas tij është i pranishëm për të gjithë fëmijët.

“Ishte i përditshëm, i përditshëm. Tapë. Ecte në mënyrë të pakontrollueshme, por policët e korruptuar e lanë, pinin kafe dhe kthenin fletën.

Institucioneve do t’u thoshim: në rrugë s’po na i lini të kalojnë kalamajtë, në trotuar po na i shtypni. Tashti parqe s’keni bërë. Ku mund t’i lëmë fëmijët? Vetëm këtë të na thonë, se ku mund t’i lëmë?…”, u shpreh i ati.

E mbytur nga dhimbja është edhe gjyshja e Eneas. Mes vuajtjes për nipin që rriti me sakrifica, ajo përpiqet të gjejë forcë, ndërsa pret me padurim të mësojë dhe ecurinë e nipit tjetër që mbeti i plagosur.

“Gjyshe jam po mezi e kam rritur. Edhe më iku çuni, 13 vjeç tani… çfarë të them, siç më sheh. Mezi qëndroj në këmbë. Vetëm e keqja se duhet durim. Durim djali, do durim nusja. Ne jemi gjyshër, po këta janë prindër. Edhe kështu që… do bëj durim, po është dhimbje shumë e fortë”, tha gjyshja.

Sot, e vetmja forcë që e mban në këmbë këtë familje janë dy fëmijët e tjerë.

“Forcë shoh te ky, sikur atë e kam afër. Shoh këtë edhe gocën, them i kam afër, po ai prapë duket sikur më thërret”, u shpreh i ati.

Ndërsa familja Muçaj dhe Nikolli, fqinjë prej një jete, kërkojnë forcë tek të gjallët, drejtësia mbetet e vetmja kërkesë që mund t’i japë pak paqe kujtimit të Eneas dhe Klesit, si dhe të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera në këto rrugë. /Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Në mëshirë të kabllove të vjetra”/ Banorët e Samrishit: Ndërprerjet e energjisë po na shkatërrojnë bizneset

Rrjeti i vjetëruar dhe i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdon të shkaktojë probleme të shumta për banorët e fshatit Samrish i Sipërm, në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Sipas banorëve, prej vitesh nuk është realizuar asnjë investim domethënës për përmirësimin e infrastrukturës elektrike, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të përsëritura drejtuar operatorit […]

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda...

Nesër ndërprerje 12-orëshe e ujit në disa zona të Shkodrës, ja arsyeja

Një pjesë e qytetit të Shkodrës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm ditën e sotme, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri të realizuar nga KfW dhe lidhjes së linjës kryesore të tubacioneve. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë lagjen Rus, qendrën e qytetit […]