Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve

Publikuar me datë:

Zjarri që ka shpërthyer në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në rajonin e Qafë Helmesit, ka dalë jashtë kontrollit.

Edhe pse në terren ndodhen forca të shumta që përpiqen të përmbajnë përhapjen e flakëve, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Ndërhyrja është bërë më e vështirë nga terreni malor, duke e bërë të papërshtatshme futjen e automjeteve zjarrfikëse në disa pjesë të prekura nga zjarri.

Përballë flakëve vazhdojnë të angazhohen punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe trupa të ushtrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related