Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut, forcohen kontrollet në strukturat akomoduese

Publikuar me datë:

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar një ditë më parë në një strukturë akomoduese në Vlorë, është mbledhur Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026.

Në fokus të takimit ka qenë rritja e masave të sigurisë në hotele dhe strukturat e tjera akomoduese, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve për të garantuar reagim të shpejtë në rast emergjencash.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka theksuar se siguria e pushuesve, qytetarëve dhe punonjësve të sektorit turistik mbetet një prioritet i panegociueshëm.

Në këtë kuadër, është kërkuar intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, veçanërisht për respektimin e kushteve teknike dhe masave kundër zjarrit, funksionimin e pajisjeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistikën dhe planet e evakuimit.

Institucionet përgjegjëse janë ngarkuar gjithashtu të rrisin koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që problematikat e konstatuara të shoqërohen me ndërhyrje dhe masa konkrete.

Një tjetër pikë e diskutimit ka qenë komunikimi i drejtpërdrejtë me operatorët turistikë, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë për respektimin e standardeve të sigurisë.

Task Forca ka vlerësuar edhe reagimin e komunitetit të biznesit turistik në Vlorë pas ngjarjes, duke e cilësuar si një shembull solidariteti dhe bashkëpunimi në situata të jashtëzakonshme.

Monitorimi i strukturave akomoduese do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, me fokus të shtuar në zonat me fluks të lartë vizitorësh dhe masa ndaj subjekteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë.

“Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese janë prioritet absolut”, është mesazhi i ministrit Blendi Gonxhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vijon protesta e deputetëve të PD-së, ndezin tymuese! Maxhoranca voton ligjin e Bankës mes tymit

Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputetët e PD-së kanë ndezur tymuese...

Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD (EMRAT)

Deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Ivi Kaso, Bledion...

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, nis seanca plenare në Kuvend! 18 pika në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që […]