1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Publikuar me datë:

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndim të Gjermanisë, pasi një zjarr i fuqishëm pyjor u përhap me shpejtësi pranë zonave të banuara.

Zjarri ka përfshirë një zonë pranë qytetit Hurtgenvald, në landin Nordrhein-Uestfalen, afër kufijve me Belgjikën dhe Holandën.

Flakët u zgjeruan me shpejtësi nga rreth 25 hektarë në 300 hektarë, ndërsa zjarri iu afrua deri në rreth 10 metra banesave më të afërta. Banorëve iu kërkua të largoheshin gjatë natës dhe të merrnin me vete vetëm sendet më të rëndësishme.

Për ta janë ngritur qendra të përkohshme strehimi në një shkollë dhe një qendër sportive.

Rreth 300 punonjës të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e helikopterëve dhe mjeteve të rënda të ushtrisë gjermane. Ekipet po hapin korridore mbrojtëse në pyje për të penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Operacioni është bërë edhe më i rrezikshëm nga municionet e mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat kanë shpërthyer gjatë përhapjes së zjarrit.

Shpërthimet e dëgjuara gjatë natës kanë kufizuar mundësinë e zjarrfikësve për t’iu afruar disa zonave të prekura.

Banorët kanë përshkruar situatën si alarmante. Një prej tyre tha se kishte parë kolona të mëdha tymi të zi dhe ishte larguar gjatë natës për t’u strehuar te një i afërm.

Ajo tregoi gjithashtu se në zonë ndihej erë e rëndë dhe se hiri po binte nga qielli.

Ndërkohë, një tjetër zjarr pyjor ka shpërthyer pranë liqenit Mohnesee, gjithashtu në Nordrhein-Uestfalen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...

Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 3 vajza

Tre gra janë vënë në rrezik mbytjeje në det...