Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Publikuar me datë:

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se një person i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve në Kosovë gjatë vitit 1999 është arrestuar nga autoritetet serbe. I ndaluari është vendosur në paraburgim për një periudhë njëmujore.

Sipas Daçiç-it, i arrestuari është një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar vetëm me inicialet D.M. Arrestimi u krye në pikën kufitare të Batrovcit.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, njoftoi ai.

Daçiç sqaroi se publikoi vetëm inicialet e të dyshuarit. Ndërkohë, të martën, avokati nga Kosova, Arianit Koci, bëri të ditur se autoritetet serbe kanë ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës.

Ministri theksoi se D.M. fillimisht u mbajt në ndalim për 48 orë. Dosja penale është dorëzuar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte për shqyrtim të mëtejshëm.

“Bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Daçiç.

Serbia ka kryer edhe më parë arrestime të qytetarëve shqiptarë të Kosovës nën akuza për krime lufte të kryera gjatë periudhës 1998-1999.

Ky është rasti i dytë i arrestimit këtë muaj nga autoritetet serbe në lidhje me krime lufte të supozuara në Kosovë. Një arrestim tjetër u realizua më 2 gusht në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...

Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 3 vajza

Tre gra janë vënë në rrezik mbytjeje në det...