Avokatja e shoferit që i mori jetën 2 të miturve në Durrës: Ja sa vite burg rrezikon

Publikuar me datë:

Avokatja kryesisht e shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje të 2 të miturve dhe plagosjen e një tjetri, ka treguar detaje nga procesi gjyqësor që u zhvillua në Gjykatën e Durrësit, ku ndaj 57-vjeçarit u caktua masa ‘arrest me burg’.

Arta Gecaj tha se ndaj tij rëndojnë 3 akuza, ndërsa rrezikon nga 5 deri 20 vite.

Avokatja deklaroi se klienti i saj Nikoll Radaçi është rëndë psikologjikisht, ndërsa shtoi se ai ka shprehur pendesë për ngjarjen.

“Gjykata caktoi masën arrest me burg për të pandehurin. Nga prokuroria kanë ardhur 3 akuza që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai nuk ka folur para gjykatës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Unë jam caktuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktim të vdekjeve. Ai rrezikon nga 5 deri në 20 vite parashikohet dënimi me burg. Po ashtu ai akuzohet dhe për largim nga vendi i aksidentit. Ai ka shprehur pendesë. Edhe sot dukej në gjendje të rëndë psikologjike. Atyre që ai ka shprehur, i qëndron akoma.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Favorizoi kompaninë në tenderin e Albcontrol, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku tashmë i janë shtuar edhe...

“Në mëshirë të kabllove të vjetra”/ Banorët e Samrishit: Ndërprerjet e energjisë po na shkatërrojnë bizneset

Rrjeti i vjetëruar dhe i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdon të shkaktojë probleme të shumta për banorët e fshatit Samrish i Sipërm, në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Sipas banorëve, prej vitesh nuk është realizuar asnjë investim domethënës për përmirësimin e infrastrukturës elektrike, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të përsëritura drejtuar operatorit […]

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda...