Gjiri i Lalëzit/ U hodh në det nga lartësia, 50-vjeçari pëson dëmtime të rënda

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirin e Lalëzit, 50-vjeçar ka rrezikuar jetën e tij, pasi është hedhur nga lartësia në det dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Burri ka pësuar dëmtime të mëdha dhe ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e qafës.

Mësohet se burri në fjalë nuk arrinte të kontrollonte trupin dhe filloi të mbytej, ndërsa për fatin e tij të mirë, në vendngjarje ka qëlluar një punonjës i varkave i cili është hedhur menjëherë në det dhe e ka tërhoqur deri sa në ndihmë i ka ardhur edhe roja e plazhit.

Më pas është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje dhe ekipi i emergjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportuar për në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kylie Jenner pozon nudo, shpërthejnë komentet

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave dhe...

Trashëgimia Katolike shqiptare në fokus të revistës “Art & Trashëgimi”

Në Shkodër është prezantuar edicioni i fundit i revistës...

Rama flet për “UnHerd”: Zvërneci nuk ndalet, do konsultohemi me palët e interesuara

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë...