Oli Pero: 40 kallëzime penale për abuzimin ndaj kafshëve, por hetimet ende pa rezultat

Publikuar me datë:

Mbi 40 kallëzime penale janë depozituar gjatë tre viteve të fundit nga organizata “Animals Need Me” në prokuroritë e të gjithë vendit për raste të dyshuara të keqtrajtimit dhe abuzimit ndaj kafshëve. Megjithatë, sipas aktivistëve, shumica e këtyre procedimeve nuk kanë sjellë rezultate konkrete, pasi hetimet ose nuk kanë nisur, ose kanë mbetur pa një përfundim.

Aktivistja Oli Pero shprehet se, pavarësisht kësaj situate, gjatë vitit të fundit ka shenja inkurajuese se institucionet po tregojnë më shumë vëmendje ndaj rasteve të denoncuara, çka sipas saj mund të sjellë një ndryshim në mënyrën se si trajtohen këto çështje.

Sa i përket situatës në Shkodër, Pero thekson se qyteti paraqitet më pozitiv në krahasim me shumë zona të tjera të vendit. Sipas saj, rastet e abuzimit ndaj kafshëve endacake janë më të pakta, megjithëse nevoja për ndërgjegjësim dhe zbatim të ligjit mbetet ende e rëndësishme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ Shmangu trafikun dhe shkoi për pazar me helikopter, 69-vjeçari habit banorët

Një banor 69-vjeçar i Wisconsin, SHBA, zgjodhi një mënyrë...

Luciano Boçi sulmon Ramën: “Doli turpi e pa pikë turpi foli për turp”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër...

Meksikë/ Ishte duke transmetuar live, influencuesi i njohur vritet me armë

Cesar Gastelum po xhironte një video së bashku me...