Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Publikuar me datë:

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës dhe orareve për aktivitetet me muzikë.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar në Shëngjin nga efektivët e Stacionit të Policisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, një lokal është konstatuar në shkelje të normave të lejuara të ndotjes akustike.

Matjet me pajisje të posaçme kanë evidentuar se niveli i zhurmës në subjekt ishte mbi kufirin e përcaktuar me ligj.

Për shkeljen e konstatuar, administratores së lokalit, 37-vjeçares me inicialet E. P., i është vendosur një gjobë prej 200 mijë lekësh të rinj.

Kontrollet janë kryer në kuadër të masave për sezonin turistik dhe pas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, si dhe në bazë të ankesave të qytetarëve.

Policia njofton se verifikimet do të vijojnë edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambientet e hapura, i cili në zonat e banuara është deri në orën 24:00.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë rastet e shkeljeve në numrin 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...