Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Elvis Zouhouole, duke vendosur të mos vijojë më tej bashkëpunimin me të.
Futbollisti afrikan ishte testuar prej disa javësh nga stafi kuqeblu dhe kishte marrë minuta edhe në ndeshjet miqësore të kësaj periudhe. Megjithatë, paraqitjet e tij nuk kanë qenë bindëse për trajnerin Edi Martini dhe stafin teknik.
Pas vlerësimit të performancës së tij, drejtuesit kanë vendosur që Zouhouole të mos jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Për rrjedhojë, sulmuesi largohet nga Shkodra pa firmosur kontratë zyrtare.
Ndërkohë, Vllaznia vijon kërkimet në merkato për një tjetër alternativë në repartin ofensiv, me synimin për të kompletuar grupin para startit të sezonit.
Burimi: Panorama Sport

