Rregullat e reja të kampionatit, më në fokus të rinjtë te Vllaznia

Publikuar me datë:

Vllaznia pritet t’i kushtojë një rëndësi të veçantë elementit të ri gjatë sezonit 2026-2027. Ndryshimi i rregullores nga FSHF, që detyron klubet të aktivizojnë nga minuta e parë një futbollist të lindur pas vitit 2007, ka bërë që stafi teknik të punojë prej javësh për të përcaktuar emrin që do të mbajë këtë rol. Aktualisht, më i favorizuari në radhët e kuqebluve duket të jetë Sokol Uldedaj.

Futbollisti i krahut ka fituar terren gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe është projektuar si pjesë e formacionit titullar. Aktivizimet e tij në ndeshjet miqësore kanë qenë bindëse, ndërsa trajneri Edi Martini duket se i beson cilësive të 18-vjeçarit, i cili jo vetëm plotëson kriterin e vendosur nga Federata, por ka treguar edhe personalitet në fushën e lojës.

Megjithatë, Uldedaj nuk është i vetmi i ri që synon të fitojë më shumë hapësira. Në skuadrën shkodrane janë edhe disa futbollistë të tjerë të grupmoshës U-21, të cilët prej disa sezonesh janë pjesë e ekipit të parë dhe tashmë synojnë të hedhin hapin e madh. Bëhet fjalë për Tafilin, Kubazin dhe Arën, tre lojtarë që gjatë fazës përgatitore kanë dhënë sinjale pozitive.

Veçanërisht në ndeshjet miqësore, të tre kanë lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tyre, duke treguar se mund të jenë alternativa të vlefshme për stafin teknik. Angazhimi në stërvitje, por edhe performancat në fushë, kanë bërë që besimi ndaj tyre të rritet, ndërsa konkurrenca për një vend në formacion pritet të jetë më e fortë se në sezonet e kaluara.

Natyrisht, ndeshjet miqësore nuk janë gjithmonë treguesi më i saktë i asaj që do të ndodhë në kampionat. Ritmi, niveli i kundërshtarëve dhe eksperimentet taktike e bëjnë të vështirë nxjerrjen e përfundimeve përfundimtare. Megjithatë, sinjalet që kanë dhënë të rinjtë e Vllaznisë gjatë kësaj vere janë inkurajuese dhe i japin stafit teknik më shumë alternativa për sezonin e ri.

Me kampionatin që po afron, mbetet për t’u parë nëse Uldedaj do ta konfirmojë statusin e titullarit dhe nëse Tafili, Kubazi e Ara do të arrijnë të fitojnë minuta të rëndësishme gjatë sezonit. Ajo që duket e sigurt është se Vllaznia do të mbështetet më shumë se më parë te lojtarët e akademisë, duke tentuar të ndërtojë një skuadër që kombinon eksperiencën me potencialin e brezit të ri.

Nga Gazeta “SHKODRA SPORT”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk...

Guatemalë/ Shpërthen vullkani, tre rajone në alarm nga llava, zhvendosen 1700 persona

Mbi 1,699 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë...