​”Duan të më vrasin”/ Cllevio: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar

Publikuar me datë:

Cllevio Serbiano, në një intervistë te Grida Duma Podcast, ka hapur “dosjen” e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.

Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë. Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.​

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre. ​

Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.

“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme. ​Pavarësisht rrezikut real, Cllevio u shfaq i patrembur përballë vdekjes. Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.​

“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...