Kosovë/ Dyshime për një tjetër varrezë masive/ Prokuroria nis hetimet në një lokacion të tretë në Zubin Potok

Publikuar me datë:

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për një varrezë të tretë, ku dyshohet se ndodhen eshtra të civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe në komunën e Zubin Potokut.

Në një njoftim të fundit, ky institucion bën të ditur se hetuesit, së bashku me ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe me mbështetjen e Policisë së Kosovës, janë dërguar në terren për të marrë mostra për analizë dhe identifikim.

Varreza e tretë supozohet të ndodhet pranë fshatrave Kulludër e Madhe dhe Jabukë, në të njëjtën zonë ku kohët e fundit janë zbuluar dy varreza të tjera masive. Besohet se ato kanë qenë strehimi i fundit për shqiptarët e Kosovës që ishin në përpjekje për të kaluar kufirin, në tentativë për t’i shpëtuar luftës së vitit 1999. Megjithatë, Prokuroria tregon se, për shkak të fazës së ndjeshme të hetimeve, nuk mund të japë detaje të tjera lidhur me ato që janë zbuluar deri tani.

Aktualisht, mostrat e mbledhura nga vendi i quajtur Jabukë janë duke u analizuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa në zonën e Kulludrës së Madhe operacionet e gërmimit vazhdojnë ende.

Kulludra e Madhe konsiderohet si vendi ku mendohet se janë vrarë 23 persona, të cilët kanë qenë të zhdukur që prej afro tridhjetë vitesh dhe njihen si grupi i intelektualëve të Mitrovicës.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, por bisedimet përfunduan pa rezultat konkret.

Fati i më shumë se 1500 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë vazhdon të mbetet i panjohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...