Pas protestës së banorëve, KESH pezullon punimet në Lumin e Mërturit

Publikuar me datë:

Punimet në kuadër të projektit të KESH në Lumin e Mërturit janë ndalur, pas kundërshtimit të banorëve të zonës së Nikaj-Mërturit dhe protestave të zhvilluara prej tyre.

Përmes një shkrese zyrtare të datës 4 gusht 2026, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në terren. Sipas dokumentit, pezullimi do të jetë në fuqi deri në një vendim të mëtejshëm nga Autoriteti Kontraktor.

Subjekti që po kryen punimet është njoftuar zyrtarisht dhe është udhëzuar të mos vijojë asnjë aktivitet në zonën e projektit.

Pezullimi vjen pas reagimit të banorëve të Nikaj-Mërturit, të cilët kanë kundërshtuar ndërhyrjet në lumin e zonës dhe kanë kërkuar ndalimin e punimeve. Në këtë proces, banorët janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Tashmë pritet vendimmarrja e radhës nga Autoriteti Kontraktor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse punimet do të rinisin apo do të merren vendime të tjera për projektin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...