Themeluesi i ekipit të parë të futbollit të femrave në Shqipëri/ Grupi i tifozëve të Vllaznisë uron Ferdinand Jakun për ditëlindje

Publikuar me datë:

Grupi i tifozëve të Vllaznisë ka uruar publikisht presidentin Ferdinand Jaku me rastin e ditëlindjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, tifozët kujtojnë se Jaku është krijuesi i ekipit të parë të futbollit të femrave në vend, Juban Danja të Jubanit të Shkodrës. Ata i urojnë atij “100 vite të lumtura dhe plot shëndet”, ndërsa shprehin dëshirën që të ketë sa më shumë njerëz me iniciativë si ai për të zhvilluar futbollin në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.

Urimi është shoqëruar me vlerësime për rolin që Ferdinand Jaku ka pasur në promovimin dhe rritjen e futbollit të femrave ndër vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related