FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Askush nuk po e shet futbollin

Publikuar me datë:

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas kritikave të forta nga UEFA dhe CONCACAF, duke mohuar kategorikisht pretendimet se projekti i ri FIFA Forward Enterprise (FFE) synon “të nxjerrë në shitje futbollin”.

Në një deklaratë të publikuar në kanalet zyrtare, me titull “Sqarime mbi propozimin në lidhje me FIFA Forward Enterprise (FFE)”, qeveria botërore e futbollit theksoi se respekton shqetësimet e ngritura dhe se procesi do të vazhdojë përmes konsultimeve të hapura dhe demokratike.

FIFA akuzoi gjithashtu mediat për raportime të pasakta, duke deklaruar se ato kanë dëmtuar procesin e konsultimit të planifikuar.

“Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje dhe FIFA nuk do ta merrte kurrë në konsideratë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas FIFA-s, projekti FFE është krijuar për t’u dhënë të gjitha 211 federatave anëtare mundësinë të kenë një rol më të madh në menaxhimin e të drejtave tregtare, sponsorizimeve dhe transmetimeve të turneve botërorë, pa cenuar qeverisjen apo pavarësinë e organizatës.

Organizata iu përgjigj edhe kritikave të UEFA-s, duke theksuar se asnjë konfederatë nuk mund të pretendojë se flet në emër të të gjitha federatave kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ Tajfuni vendin, aktivizohen alarmet e evakuimit në Tokio

Japonia ka ngritur alarmet emergjente në Tokio dhe në...

SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator

Të gjitha linjat ajrore komerciale iraniane do të ndalojnë...

Këshilli i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë...

Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era favorizon flakët, shefi i zjarrfikëses: Rrezikohen banesa

Situata vijon të mbetet shqetësuese në Njësinë Administrative Shushicë,...