Memaliaj proteston kundër Reformës Territoriale: Nuk bashkohemi me Tepelenën

Publikuar me datë:

Banorët e Memaliajt kanë organizuar një protestë kundër planit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Tepelenës.

Pjesëmarrësit në tubim theksuan kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi, duke theksuar se bashkimi i dy bashkive do të rrisë shpenzimet dhe do të shtojë vështirësitë për komunitetin, për shkak të territorit të madh që do të përfshinte njësia e re administrative.

Banorët argumentuan se zhvendosja e shërbimeve të pushtetit vendor dhe përqendrimi i administratës në një qendër tjetër do të ketë pasoja negative, sidomos për popullsinë që jeton në zonat më të largëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related