Kliti Hoti kundër reformës së re territoriale: Po përgatitet reforma e dytë e shpopullimit

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Kliti Hoti, ka reaguar ndaj diskutimeve për një reformë të re territoriale, duke e cilësuar atë si “reformën e dytë të shpopullimit”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti kritikon reformën territoriale të vitit 2014, duke argumentuar se ajo nuk solli zhvillim dhe shërbime më të mira, por përshpejtoi boshatisjen e fshatrave dhe dobësoi përfaqësimin e tyre. Ai përmend si shembuj Dukagjinin, Dajçin, Gurin e Zi dhe Anën e Malit, të cilat sipas tij humbën peshën pas ndarjes së re administrative.

Sipas Hotit, propozimi për shkrirjen e 14 bashkive të tjera do ta thellojë edhe më shumë largësinë mes qytetarit dhe pushtetit vendor, duke lënë zonat periferike me më pak investime dhe shërbime.

Në reagimin e tij, ai thekson se Partia Demokratike propozon krijimin e 100 bashkive, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më pranë qytetarëve, në përputhje me parimet e decentralizimit që, sipas tij, promovohen edhe nga Bashkimi Europian.

Hoti e mbyll reagimin duke deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të re territoriale që, sipas tij, nxit shpopullimin, por për rikthimin e pushtetit dhe vendimmarrjes më pranë komuniteteve lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burg të përjetshëm, absurdi se si përfitoi 16 leje për të dalë nga qelia Alket Rizai. Si u...

Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qendër të vëmendjes për mënyrën se si ka përfituar vazhdimisht nga lejet e daljes nga burgu. Sipas të dhënave të raportuara në Greqi, që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të […]

Këmbimi valutor sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...