Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale që lidh fshatin Bilaj me Fushë-Krujën, duke çuar në humbjen e jetës së një personi.
Burime paraprake bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet Volkswagen, i cili drejtohej nga Viktor Doda, dhe një makinë Benz me drejtues Kristjan Laska.
Përplasja rezultoi fatale për Viktor Dodën, rezident i zonës, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, Kristjan Laska u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
Policia njofton se dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte automjeti që drejtohej nga Laska. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave vazhdojnë.

