Shkreli në GJKKO mohon akuzat e SPAK: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, në procesin ku po gjykohet pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion në zgjedhje.

Para trupit gjykues, Shkreli hodhi poshtë pretendimet se ka premtuar favore apo përfitime në këmbim të votës, duke theksuar se kontaktet e tij me banorët kanë qenë të lidhura vetëm me zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

“Unë nuk kam premtuar apo ofruar asgjë për vota. Fshati Stajkë kishte probleme me energjinë elektrike që prej vitit 2019 dhe telefonatat e mia kanë qenë për t’i zgjidhur këto shqetësime”, deklaroi ai.

Duke komentuar përgjimet telefonike të përfshira në dosjen hetimore, kryebashkiaku tha se bisedat pasqyrojnë angazhimin e tij për çështje të përditshme të qytetarëve.

“Edhe sot mund të jem në përgjim. Dje kontaktova një drejtor për problemet me energjinë në një tjetër fshat. Po kështu marr edhe drejtorin e spitalit kur ka ankesa nga banorët”, u shpreh Shkreli.

Ai sqaroi gjithashtu se fraza “jepi zjarr”, e cituar nga prokuroria, nuk kishte të bënte me blerje votash, por me atmosferën gjatë një aktiviteti elektoral.

“Sipas meje, ‘jepi zjarr’ nënkuptonte që në takim të kishte entuziazëm, brohoritje dhe ovacione, jo kërkesë për vota apo premtime për vende pune ose përfitime materiale”, tha ai.

Shkreli shtoi se gjatë fushatës kishte kërkuar mobilizim sa më të madh të mbështetësve në aktivitetet politike, si ato të Partisë Socialiste ashtu edhe të Partisë Socialdemokrate.

“Kam kërkuar vetëm pjesëmarrje më të madhe në mitingje. Situata ishte e tensionuar dhe telefoni nuk më pushonte nga telefonatat e qytetarëve për problemet që kishin”, deklaroi ai.

Në lidhje me një tjetër episod të përmendur nga prokuroria, ai tha se është keqinterpretuar një deklaratë për rikthimin e energjisë elektrike në zonë.

“Banorët kishin mbetur pa energji për rreth dy javë. Kur kam thënë se ‘i kam dhënë unë lekët’, ishte një mënyrë për t’i bindur se defekti do të rregullohej. Nuk i kam dhënë asnjë pagesë OSHEE-së”, u shpreh kryebashkiaku.

Procesi ndaj Kristjan Shkrelit vijon në GJKKO. SPAK e akuzon për korrupsion në zgjedhje, ndërsa ai këmbëngul se veprimet e tij kanë qenë pjesë e detyrimeve si drejtues i bashkisë dhe jo për qëllime elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...