Ja kush është 60-vjeçari që plagosi me thikë kushëririn, i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

Publikuar me datë:

Izet Ymeri, 60 vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi akuzohet se ka plagosur kushëririn e tij me thikë, pas një përplasjeje në Lushnjë.

Incidenti u shënua mbrëmjen e kaluar në lagjen “Loni Dhamo”, ku, sipas autoriteteve, një debat për shkaqe të parëndësishme çoi në përshkallëzimin e konfliktit, duke bërë që Izet Ymeri të godasë me thikë 70-vjeçarin Faslli Ymeri, kushëririn e tij.

Pas ngjarjes, i lënduari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjës, ndërsa për trajtim më të specializuar u transferua në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Burime spitalore bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, i cili do të përballet me akuzën për “Plagosje e rëndë me dashje”. Hetuesit po punojnë ende për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë konflikt.

Izet Ymeri, i njohur si “Izet Pantera” në TikTok

Izet Ymeri ka fituar popullaritet në rrjetin social TikTok, ku njihet me pseudonimin “Izet Pantera”.

Përmes videove dhe transmetimeve të drejtpërdrejta, Ymeri është shfaqur shpesh në bashkëpunime me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, duke realizuar sfida të ndryshme dhe biseda që kanë tërhequr interesin e ndjekësve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...