Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar ndjeshëm kontrollet në të gjitha rrugët e qarkut, duke u fokusuar tek shkelja e rregullave të qarkullimit, tejkalimi i shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën ndikimin e alkoolit.
Efektivët po përdorin dronë, radarë si dhe makina inteligjente për monitorime të përforcuara, me qëllimin kryesor parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin më të mirë të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të pikut turistik.
Gjatë periudhës 1–23 korrik 2026, Policia Rrugore njofton se janë arrestuar 8 drejtues automjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, 17 patentave u është pezulluar leja e drejtimit, dhe në total janë vendosur 4507 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia bën të ditur se shkeljet më të shpeshta gjatë kësaj periudhe janë:
-
2062 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar;
-
1418 gjoba për ndalim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-
166 masa për parakalime të pasakta;
-
30 masa për drejtim nën efektin e alkoolit;
-
201 sanksione për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
-
630 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Fushata e kontrolleve do të vazhdojë në akset urbane, interurbane dhe rurale të Shkodrës, me synim që të rritet siguria rrugore dhe të parandalohet çdo ngjarje me pasoja.
Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe u kërkon qytetarëve të raportojnë çdo shkelje në numrin falas 112.

