Shkoi për ta takuar dhe tentoi ti japë kanabis të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës, e pëson keq shtetësja

Publikuar me datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës.

Një shtetase ka tentuar të fusë në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar.

Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).

Menjëherë pas konstatimit:

  • u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;

  • u hartua dokumentacioni përkatës;

  • u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.

Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related