Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet data e mbledhjes

Publikuar me datë:

Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00, duke përcaktuar edhe axhendën e punimeve në një vendim të bërë publik nga Zyra e Medias dhe Komunikimit.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe synon adresimin e çështjeve kryesore politike në vend.

Në rendin e ditës përfshihen diskutime mbi situatën aktuale politike, sfidat e integrimit evropian, si dhe problematika që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Një nga pikat kyçe të këtij Kuvendi pritet të jetë përcaktimi i vijës së aksionit politik të Partisë Demokratike për periudhën në vijim.

Po ashtu, grupet e punës do të prezantojnë propozimet për ndryshime statutore, të cilat pritet të diskutohen dhe miratohen gjatë mbledhjes.

Në axhendë janë përfshirë edhe nisma që lidhen me modernizimin e partisë, përfshirë platforma për dixhitalizimin dhe riorganizimin e strukturave, si dhe zgjerimin e tyre në diasporë.

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar do të bëhet edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...