Përplasjet brenda partisë/ Reagon ish-kryetarja e PS Shkodër: Parimet nuk janë çështje momenti, por qëndrueshmërie

Publikuar me datë:

Ish-kryetarja e Partisë Socialiste Shkodër, Mirela Dodaj ka reaguar në lidhje me debatin e brendshëm në Partinë Socialiste, pas përplasjeve të fundit mes figurave kryesore si Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur një qëndrim lidhur me deklaratat e Elisa Spiropalit, duke vënë theksin te rëndësia e qëndrueshmërisë në parime dhe duke theksuar se ato nuk mund të përdoren sipas momentit apo rrethanës. Sipas saj, standardet maten nga mënyra se si janë zbatuar në kohë, veçanërisht kur je në pozicione vendimmarrëse, dhe jo vetëm kur lind pakënaqësia.

Reagimi i plotë

Në politikë ka një dallim të qartë mes parimeve që mbahen dhe parimeve që kujtohen.

Të flasësh për debat, për mospajtim dhe për frikë nga fjala është e drejtë. Por këto nuk janë vlera që lindin në një moment të caktuar, as nuk mund të përdoren sipas rrethanës.

Sepse standardet nuk ndërtohen kur je i pakënaqur. Standardet tregohen në mënyrën si ke vepruar edhe kur ke qenë në pozicion vendimmarrës.

Është e lehtë të kërkosh hapësirë për fjalën sot. Më e vështirë është të kesh garantuar të njëjtën hapësirë për të tjerët dje.

Kjo është ajo që ndan qëndrimin nga rasti.

Partia Socialiste nuk ka pasur kurrë frikë nga mendimi ndryshe. Por nuk mund të pranojë që parimet të trajtohen si mjete të përkohshme, që aktivizohen vetëm kur ndryshon raporti personal me vendimmarrjen.

Disiplina dhe përgjegjësia nuk janë pengesë për demokracinë e brendshme. Janë kushti minimal për të mos e kthyer një forcë politike në një vend ku secili flet sipas interesit të momentit.

Sepse në fund, ajo që ka rëndësi nuk është kush flet më shumë për parime, por kush i ka zbatuar ato në kohë.

Dhe kur fjalët nuk përputhen me të shkuarën, atëherë nuk kemi të bëjmë me parime por me kujtesë selektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...