“Kemi refuzuar Jennifer Lopez”, Gonxhja: Donte 2 milionë euro garanci

Publikuar me datë:

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, ka deklaruar se qeveria ka refuzuar zhvillimin e një koncerti në Shqipëri të këngëtares së njohur Jennifer Lopez, për shkak të garancisë së madhe financiare që ajo kërkonte.

“Kemi refuzuar JLo se donte 2 milionë euro garanci nga protesta. Nëse do të ketë protesta donte garanci dhe ne nuk e pranuam”, deklaroi Gonxhja në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Deklarata e ministrit u bë gjatë diskutimeve për Aktin Normativ të Qeverisë për dhënien e një financimi prej 4,2 milionë eurosh për zhvillimin e koncertit të Kanye West.

Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin e zhvillimit të koncertit, duke thënë se, sipas një vlerësimi paraprak, më së paku në arkat e shtetit janë kthyer 6,5 milionë euro.

Diskutimi në komision

Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët…

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.

Zhupa: Se e pa ajo që nuk shiten biletat…

Gonxhja: Ishte para aktit normativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...

Sulm me dron në zemër të Rusisë, digjet një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka realizuar një...