Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në Xibrakë ku disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta, me pasojë një i vdekur dhe 6 të plagosur deri tani.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete, ndërsa nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Një prej tyre, shtetas i huaj, mbeti viktimë e përplasjes së dhunshme të mjeteve.

