“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Publikuar me datë:

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë celsius. Këtë paralajmëroi meteororologia Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj, dita e sotme dhe ajo e nesërme do të jenë më të nxehtat e vitit 2026, me temperatura ekstreme në pothuajse të gjithë territorin.

“Ne sot dhe nesër presim ditët më të nxehta të 2026-s deri në këto momente që ne flasim dhe mund të ketë ndonjë ditë të nxehtë nga ë fillimi i gushtit. Po kaq e nxehtë sa këto ditë. Megjithatë sot presim një maksimum 41 gradë celsius. 31 maksimumi më i ulët sot në zonat e thella malore në juglindje të vendit. Pjesa tjetër e zonës malore mjaft e nxehtë. Zonat perëndimore 38-40 gradë celsius”.

Meteorologia theksoi se vlerat maksimale do të luhaten nga 31 gradë celsius në zonat më të thella malore deri në 41 gradë në Elbasan, Berat dhe zonën e Koplikut, ndërsa Tirana, Fieri dhe Gjirokastra do të regjistrojnë rreth 40 gradë.

“Bregdeti paraqitet mjaft i nxehtë dhe sigurisht situata më problematike paraqitet në brendësi të territorit. Kemi edhe veriperëndimin, Shkodra dhe kryesisht mbiShkodra. Kopliku sot pritet që të shënojë 41 gradë celsius. Kemi Tiranën me mbi 39 gradë celsius dhe me shumë mundësi edhe 40 gradë sot në Tiranë. Elbasani dhe Berati pritet të shënojnë 41 gradë celsius. Po ashtu Fieri dhe Gjirokastra me të paktën 40 gradë”.

Porja paralajmëroi gjithashtu se na pret një teditor mjaft i nxehtë.

“Në fakt kjo është dita e parë që shënon 40-41 gradë. Presim dhe nesër dhe dy tre ditë të tjera mjaft të nxehta ë rriten dhe temperaturat më tej të vlerat minimale të mëngjesit. Na pret një treditor nga dita e sotme dhe të paktën deri të premten do të jemi në vlera ekstremisht të larta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...